Përballja/Rama: Referendum! Blushi: Kjo është hile për të mos bërë garë
Kreu i PS-së, Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi kanë replikuar në kongresin e PS-së për çështjn e zgjedhjes së kryetarit. Pas fjalimeve të paradites, delegëtat votuan statusin e ri të partisë, i cili sanksionon se mandati i kryetarit rinovohet pas fitores së zgjedhjes.
Për mandatin e kreut aktual të PS-së, i cili nuk është votuar prej 2 vjetësh e gjysmë, Edi Rama tha se duhet të shkojnë në referendum. Ai u shpreh se gjithë debati për statutin është i stisur. “Është një sebep, por kjo është çështje tjetër. Unë ju ftoj të shkojmë në referendum që të përfundojmë këtë debat. Vendimin për mandatin s’mund ta marrë kongresi, duhet ta marrë anëtarësia e PS”.
Pas fjalës së Ramës në podium është ngjitur deputeti Blushi. “Referendumi bëhet për çështje jo për njerëz. Referendumi bëhet mbi bazës anëtarësisë, për cilën pyetjet nuk e di, se nuk është thënë ende pyetja. Çfarë ndryshimi ka që të mblidhen 100 mijë vetë dhe votojnë një pyetje dhe të mblidhen 100 mijë vetë dhe të votojnë kandidatin. Ky referendum është i paarsyeshëm dhe anti-statut. Është një hile për ti ikur garës. Hajde i bëjmë të dyja, referendum për statutin dhe garë për kryetarin”,- tha Blushi.