Përçahet PDIU, Dashamir Tahiri sot në protestë përkrah Bashës

Përçahet PDIU. Deputeti Dashamir Tahiri doli sot në krah të Lulzim Bashës në protestën që Partia Demokraitke organizoi sot paradite në qytetin e Vlorës.

Një veprim i tillë ndodh vetëm pak ditë pasi Shpëtim Idrizi, kreu i kësaj partie takoi kryesocialistin Edi Rama për të firmosur koalicionin bashkëqeverisës por dhe të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Tahiri akuzoi maxhorancën se kanë dëmtuar ekonominë dhe bëri thirrje për bashkim me PD-në.

“I provuat për 45 vjet me radhë kemi dhe dy vjet që i provuam na çuan prapë si para 90-tës prandaj nmuk ka rëndësi të majtë e të djahtë ekonomia ka vetëm një ngjyrë dhe ekonominë e keni parë si e kanë katandisur, prandaj ju bëj thirrje të bashkohemi bashkë”.

 

SHKARKO APP