Përçahet shoqëria civile, ndërron mendjen dhe ikën nga dëgjesa me Bashkinë e Tiranës

 Përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit janë përçarë sot gjatë dëgjesës së thirrur nga Bashkia e Tiranës mbi këtë çështje.

 Pavarësisht se kjo ishte thirrja e disatë që Bashkia e Tiranës u kishte bërë atyre për të diskutuar mbi këtë temë, kësaj here përfaqësuesit e shoqërisë civile pranuan të vijnë vetëm sa për të lexuar një deklaratë të parapërgatitur dhe u larguan nga dëgjesa pa dhënë asnjë arsye.

 Nuk dihet nëse ishte ndonjë mesazh në celular apo diçka tjetër ajo që i shtyu ata të ndryshojnë mendje, gjithsesi veprimi i sotëm vjen si një shfaqje e shëmtuar, e cila me sa duket kishte për qëllim maksimalizimin mediatik të grupimit të tyre prej 5-6 vetash, se sa një interesim real për projektin e bashkisë. Një sjellje që më tepër të kujton sjelljet e pakuptimta të deputetëve të PD-së në Parlament, të cilët teksa vijnë për të dëgjuar, braktisin në mes dëgjesat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Ndërkaq, burime nga dëgjesa e bashkisë shprehen se figura të njohura ambientaliste për publikun, si Xhemal Mato apo Lavdosh Ferruni, kanë qëndruar në takimin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, duke dëgjuar deri në fund shpjegimet për projektin e këndit të lojërave për fëmijë, si dhe kanë ngritur pyetje e kanë marrë përgjigje lidhur me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Me sa duket, sjellje të tilla prej fëmijësh të protestuesve që kundërshtojnë këndin e lojërave tregojnë se ata janë më fëmijë se vetë fëmijët që do të luajnë në këndin e lojërave në 1 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?