Përcaktohet renditja e partive në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për kryebashkiakë në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij është shprehur se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.

Kështu, shorti ka përcaktuar se koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë numri 1 në fletën e votimit, Partia Socialiste e Shqipërisë do të jetë numri 2 dhe e treta në renditje në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit do të jetë Partia Agrare Ambientaliste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?