Përçarja e PD, Salianji: Janë interesa personale
Depueti i Partisë demokratike Ervin Salianji është shprehur se përçarja e Partisë Demokratike ka ardhur për shkak të interesve personale të anëtarëve të sai.
Deputeti demokrat nënvizoi se Lulzim Basha është kryetar i partisë i zgjedhur nga shumica e votave dhe se të gjithë duhet të ndjekin vendimet e tij.
“Ai është votuar nga thuasje 60 000-70 000 demokratë. Vendimarrjen për kryetarin e partisë e bën anëtarësia. Secili nga ne që jemi në pozicione drejtuese apo ata që kanë qenë në pozicione drejtuese mund të kemi pëlqyeshmëri personale, inate personale.
Strukturat partiake e politike në përgjithsësi funksionojnë që kur vendos baza dhe masa e madhe e antërësisë ti ndjek kryetarin e partisë. Nuk kam parë ndonjë organizatë, ku brenda organizatës një pjesë kërkojnë të rrëzojnë publikisht drejtuesin e organizatës që të vijnë vetë.
Çështjet personale janë një gjë dhe çështjet e të mirës në tërësi janë një gjë tjetër. Në mendimin tim personal janë pakënaqësi personale.
Mendoj, mendoja dhe do mendoj prap se kushdo që ka qenë në pozicion drejtues në kohën kur Partia Demokratike ka qeverisur duhet të jetë i më i përulur dhe duhet t’iu kthejë qindra-mijëra demokatëve atë që kanë marrë nga kontributi i tyre.”– tha Salianji.
KOHA JONË SONDAZH

