”Përçarja me Alibeajn jo dështim”, Berisha: Ata që mendojnë të konfiskojnë flamurin e PD, i kanë shpallur luftë partisë
”Të marrësh flamurin e një partie ti mban qëndrimin më talebanesk terrorist ndaj kësaj partie. Ata që mendojnë të konfiskojnë flamurin e PD i kanë shpallur luftë PD-së”,-thotë Sali Berisha, i ftuar në ”Abc News”, pas qëndrimit nga grupi i Alibeajt, të cilët shprehen se nuk kanë gjetur gjuhën e bashkimit me pjesën tjetër të partisë, për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Teksa pyetet nga opinionisti Neritan Alibali se si nuk arriti të bashkojë gjysmën tjetër të PD-së, Berisha tha se kjo përçarja me Alibeajn nuk është dështim.
”Në pamje të parë është ajo që thoni ju, një dështim i parashikuar, për mua nuk është i tillë”.