“Përdorën asetet shtetërore për fushatë”, PD: Padia ndaj Ramës, gur prove për pavarësinë e SPAK
Padinë për kryeministrin, disa ministra, deputetë dhe funksionarë të PS-së,se kanë shkelur ligjin duke përdorur asetet shtetërore për fushatë, Partia Demokratike e cilëson si gur prove për pavarësinë e Strukturës Speciale. PD i kërkon edhe kqz-së të gjobisë kryeministrin dhe të pengojë në media transmetimin e aktiviteteve ne kundërshtim me ligjin.
Një ditë pasi dorëzoi padi për kryeministrin, disa ministra, kryebashkiakë dhe deputetë të Partisë Socialiste, Partia Demokratike i këkron Prokurorisë Speciale të nisë pa humbur kohë hetimet.
Ivi Kaso thotë se ky moment është gur prove për një drejtësi të pavarur, pasi sipas tij faktet se qeveria përdor burimet njerëzore dhe asetet shtetërore për fushtaë elektorale janë të dukshme.
Kaso: Janë një gur prove për sa i përket SPAK-ut, vullnetit të këtij organi të rëndësishëm ligjzbatues të ngritur me reformën në drejtësi.
Partia Demorkatike, një thirrje e ka edhe për Komsionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kaso: Nuk ka asnjë justifikim për të mos vënë edhe përpara përgjegjësisë administrative shkelësit e ligjit, duke filluar nga Kryeministri dhe të gjithë ministrat. Në këtë drejtim, KQZ përveç gjobitjes personalisht të Kryeministrit, ministrave dhe kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore që janë në detyrë, ka të drejtë dhe ka detyrimin ligjor që të ndalojë shfaqjen e këtyre veprimtarive në mediat audiovizive.
Partia Demokratike paditi Kryeministrin dhe 11 zyrtarë të lartë të PS-së në SPAK me akzuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas demokratëve, në shkelje të ligjit, këta persona përdorin asetet shtetërore për fushatë dhe provat kryesore vijnë nga ajo që njihet si procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.