“Përfaqësues të Athinës në Tiranë”, Idrizi-Ramës: Tregoi shqiptarëve kur je takuar me Nikolas Geixh
Kreu i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi nuk i ka shpëtuar komenteve ironizuese të kryeministrit Edi Rama, gjatë takime të zhvilluara në kuadër të fushatës elektorale.
Për këtë kreu i PDIU-së foli në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, ndërsa theksoi se Rama duhet t’i japë përgjigje qytetarëve shqiptarë se kur e ka takuar Nikolas Geixh.
Më tej ai theksoi se për çështjen Çame nuk i ka shpallur luftë Greqisë, por është Greqia ajo që i ka shpallur luftë vendit, prej dhjetëra vitesh duke mbajtur peng ligjin e luftës.
“Problem në marrëdhëniet mes Shqipërinë dhe Greqinë është Dhulea i madh dhe këtë duhet t’ja përkthejë ndonjë nga ata emisarët që ka ardhur këto ditë për t’i kërkuar që ne të jemi jashtë parlamentit.
Po ashtu dua t’i bëj një pyetje publike, të tregojë se kur e ka takuar Nikolas Geixh, Edi Rama. Bërja e varreza e ushtarëve grekë, mos-folja për ligjin e luftës, premtimi që i ka bërë kryeministrit grek që censusi i ardhshëm do të bëhet me vetëdeklarim kur ne e kemi kundërshtuar, dhe shumë gjera të tjera”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai theksoi se kryeministri Rama është jo vetëm drejt fundit të mandati të tij, por edhe drejt fundit të historisë së tij politike.
“Është për të ardhur keq se si kryeministri i një vendi mund të denigrojë dhe të arrije deri në këtë pikë kaq të ulët me goditje të tilla qesharake dhe poshtë brezit. Kjo tregon se ai është jo vetëm në fund të mandatit të tij por edhe në fund të historisë së tij politike që fatkeqësisht është për të ardhur turp.
Kjo fushatë po shoqërohet nga një kryeministër që nuk ka asgjë se çfarë të thotë por të merret me bulizma, fyerje, etiketime , personale, krahinizmave sepse është një strategji e zgjedhur nga Rama për shkak të mungesës së bilancit. Mjafton të kujtojmë vitin 2017 që ishte po kaq karagjoz ku doli me tepsi në dorë duke i thënë të gjithë shqiptarëve ma jepni mua.
Edhe këtë herë këtë bërë, por është qesharake kur sheh që përgojon këdo që del përpara. Gjumi im i ka prishur gjumin e Edi Ramës dhe për këtë ka arsye. Sa për atë që unë i shpall luftë Greqisë, unë padyshim që do t’i kërkoj Greqisë dhe kujtdo, por në radhë të parë kryeministrit tim që të zbatojë rezolutën për shqiptarët e Çamërisë dhe të mos luajë me këtë çështje.
Por dua t’i kujtoj që unë nuk kam fuqi t’i shpall luftë Greqisë, por të mos harrojë që Greqia që i ka shpallur luftë Shqipërisë dhe prej dhjetëra vitesh mban ligjin e luftës dhe ky kryeministër prej 6 vjetësh nuk kujtohet për të kërkuar atë që premtoi, heqjen e ligjit të luftës.
Gjithashtu premtoi se nuk do të shkonte në Athinë, por jo vetëm vetëm që shkoi por mesa duket si menu kishte çështjen Çame, 12 miljet që në mënyrë të çuditshme u bë avokati i Greqisë. Këtu më vjen që t’i drejtohem siç e meriton sepse e ka hequr çështjen Çame nga programi i qeverisë dhe po ashtu do të shohim se e ka hequr edhe nga librat e historisë”, tha Idrizi.