Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme mbërrin sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Xhaçkën

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, viziton sot Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00 .

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar me ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

SHKARKO APP