Përfaqësuesi ligjor i Berishës, Ivi Kaso: Gjykata u ktheu vulën dhe selinë e PD demokratëve

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se gjykata i ktheu vulën dhe selinë demokratëve duke njohur shkarkimin e Bashës dhe Kryesisë.

Gjykata vendosi t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.

Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është certifikuar ajo që kemi thënë që firmat ishin aty. Është një vendimarrje e vonuar sepse duhet të ishte marrë para 1 muaji, por më mirë vonë se kurrë”, tha Kaso.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?