”Përfitojnë 1181 persona”, Rama: Deri në vitin 2024 paga e zjarrfikësve do të rritet me 40%
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024. Në Facebook, Rama shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës. Ai shtoi edhe se një politikë e tillë e ndjekur është një motivim real për shumë të rinj që duan t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.
“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”,-shkruan Rama.
Një prej të rinjve të shërbimit zjarrfikës u shpreh se falë rritjes së pagës, është ende më i motivuar për të bërë çdo ditë detyrën e tij të vështirë për shpëtimin e jetës së njerëzve.