Përfundimi i armëpushimit politik, Rama i shqetësuar nga opozita (Video)
Përfundimi i armëpushimit politik nga opozita ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama. Për këtë arsye ai ju drejtua me një videomesazh ndjekësve të tij në facebook, duke kritikuar Bashën dhe opozitën se nuk kanë dhënë asnjë kontribut në përballimin e fatkeqësisë së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Mesazhi i tij për qytetarët ishte: Mos bini pre e baltës së përditshme!
Pjesë nga mesazhi i Ramës
“Me arkitekt të huaj dhe vendas për planet e rindërtimit si dhe për ndërhyrjen tërësore në Thumanë, ku do të përqendrohet për një model shembull rilindjeje. Konferenca e Donatorëve, me vendim të KE do ta mbajmë në Tiranë, mes fundit të janarit dhe shkurtit, në varësi të raportit përfundimtar të të dëmeve. Brenda 2020 askush të mos mbetet në perspektivën e qartë dhe konkrete. Brenda 2020 banorët e fshatit do ta gëzojnë vitin e ri në një shtëpi të re, brenda qershorit 2021 ato të qyteteve të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë intensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim. Sot janë kryer arrestimet e para, mos dëgjoni ato që gam-gamosin përnatë pse nuk kanë arrestime. Nuk dinë se si është puna, s’di gjë tjetër vec llafeve. një merak dua ta ndaj me ju. Arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh. Opozita inekzistente në detyrën e saj, përveç daljeve sporadike. për një vetëpërmbajtje në momente të vështira, u përpoq të mos bëhej i tepër me fjalorin e rëndë. E kritikoj për refuzimin e përsëritur dhe absurd që të mos ulen në tryezën e bashkëpunimit, nuk e di pse refuzon, por di që refuzimi është mungesë e plotë e përgjegjësisë. Opozita ka nisur të jap shenjat e para të një lufte të egër prej balte, ku dita-ditës do t’u mërzisin me akuza, shpifje, gjysmë të vërteta. Kjo është puna e tyre me Bashën që do e marr shpejt flamurin. Nuk merrem dhe nuk do merrem me ta. Unë dhe ne duhet të merremi me sfidën e jashtëzakonshme që na ka vënë përpara Zoti duke na goditur si s’ka më rëndë, por edhe duke na dhënë mundësinë që të ngrihemi përtej politikës, përtej vetvetes. Do të bëj ccmos që ccdo qindarkë të shpenzohen me ndershmëri dhe zgjuarsi dhe që transparenca të jetë maksimale, nëpërmjet Komitetit të Rindërtimit, pa dallim feje. Të jeni të bindur se do kërkoj verifikimin dhe argumentimin e saktë të çdo kujt që mund të akuzohet dhe nëse ka bazë do merren masa që çdo abuzues të shporret nga radhët tona dhe të dalë para drejtësisë, nëse meriton me të vërtetë këtë gjë”, tha Rama.