Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, Begaj: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të agjërimit.

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ditë shënjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”, shkruan kreu i Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?