Përfundon asfaltimi i rrugës së aeroportit të Vlorës, Rama: Puna në këtë kantier po ecën me ritme
Rruga e cila do të lidhë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me autostradën Fier-Vlorë po transformohet rrënjësisht duke përmirësuar standardet për qarkullimin e automjeteve, numri i të cilave do të rritet ndjeshëm sapo aeroporti të vihet në funksion.
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto, ku edhe thekson se aktualisht po punohet me shtrimin e linjave rezervë, linjave të ndriçimit dhe vendosjes së sinjalistikës vertikale provizore.
”Në rrugën e Aeroportit të Vlorës përfunduan punimet për shtresat asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës. Aktualisht po punohet me shtrimin e linjave rezervë, linjave të ndriçimit dhe vendosjes së sinjalistikës vertikale provizore. Puna në këtë kantier po ecën me ritme dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e plotë të këtij proces”.