Përfundon mbledhja, jepen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut Tiranë. Veliaj përgjegjësi kryesor
Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit politik të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente. Në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet.
Erion Veliaj i cili do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë, ka shkruar:” Organizim, Angazhimdhe Energji fitoreje”.
Elisa Spiropali-do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, për përgatitjen e fushatës zgjedhore.
Ogerta Manastirliu-do të jetë përgjegjëse për koordinimin e strukturave të PS-së në Tiranë.
Erion Veliaj-do të jetë përgjegjësi kryesor fushatës dhe përgatitjes së skuadrave socialiste në Tiranë.