Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Rama: Diskutimi ishte pozitiv
Ka përfunduar pas më shumë se pesë orësh mbledhja maratonë e Këshillit Politik, e cila u shoqërua me debate mes palëve politike. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili, ka thënë se i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, por e vetmja gjë që kërkohet është diskutimi i listave të hapura.
Pas mbledhjes, kryeministri Rama deklaroi se se diskutimi ishte pozitiv.
Nga takimi i sotëm palët nuk dolën me një marrëveshje duke mbetur në të njëjtat qëndrime, por kryeministri Edi Rama e vlerësoi tryezën si pozitive.
“Diskutimi ishte i gjatë interesant, ne nuk është se thamë ndonjë gjë të re, që opinioni i di, kemi një qëndrim të qartë sipas nesh, dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe, por kemi edhe detyrimin që të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat, ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha së paku secila të ketë pjesën e vet.
Dhe në këtë aspekt është e rëndësishme që të diskutojmë, të vijojmë që të diskutojmë, ne ishim gati të vijonim diskutimin pa ndërprerje, që nesër, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare kërkuan kohë, por në ndërkohë kemi një kalendar, i cili ka një kufi të përcaktuar, që është fundi i këtij sesioni parlamentar, fundi i korrikut. Do të shikojmë në proces, por besoj që diskutimi ishte pozitiv.
Është cështja se koha ka kufizimet e vet për shkak se hapja e listave tanimë për ne nuk është një variant, por një angazhim dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë që ti përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi i nesërm parlamentar. Ne na takon që të mbrojmë atë që është një arritje të madhe të përbashkët, të rrijes së përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duhet të cojmë deri në fund edhe angazhimin e nënshkruar në 5 qershor. Është një proces me dy korsi, ku stacioni është 30 korriku” tha Rama.
Opozita parlamentare
Përfaqësuesi i 28 deputetëve nismëtarë për ndryshimet kushtetuese, Myslim Murrizi ka deklaruar se opozita parlamentare nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për Listate e Hapura.
Sipas Murrizit opozita joparlamentare dhe mazhoranca kanë hallin e marrëveshjes së 5 qershorit por ai siguroi se opozita parlamentare nuk do të japë asnjë votë për atë marrëveshje.
Madje ai akuzoi se ishte dëshmitar i ‘kopilllëkut’ dhe tha me ironi se po të duan edhe të flejnë në Pallatin e Kongreseve.
‘’Pasi të hapim listat rishikojmë Kodin Zgjedhor që mos tjetërsojnë hajdutët votat dhe rezultatin. Kjo është kërkesa jonë. Këta bashkë le të rrinë dhe ishalla le të flejnë edhe aty. Dashuria e vjetër është e madhe. Unë jam si përfaqësues i 28 nismëtarëve. Pasi opozita parlamentare ka dhe nja 12 të pavarur.
Erdha të jem dëshmitar i kopillëqeve dhe mësova se këta kanë hallet e 5 qershorit, nuk marrin kokërr vote nga opozita parlamentare. ‘’- tha Murrizi.
vijon…