Përfundon mbledhja, Gjiknuri: PS do respektojë Marrevëshjen e firmosur, por sistemi mbetet i hapur!

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se PS-ja do e respektojë marrëveshjen e firmosur me negocimin e ndërkombëtarëve, ndërsa shtoi se çështja e sistemit zgjedhor mbetet e hapur.

Gjiknuri në fjalën e tij është shprehur se PD-ja duhet ta thotë publikisht se çfarë këon në të vërtetë në mënyrë që të mbyllim me sukses marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

“Nuk kemi rënë dakord për ndonjë gjë pasi PD i është kthyer skemës së KQZ, kjo bën të mendosh se ajo që kemi diskutuar me ekspertët kemi kërkuar që të krijojmë një grup KQZ të qëndrueshme, me qëllim që procesi i rekrutimit të anëtarëve të KQZ-së. PD-ja ka kërkuar vetëm në marrëveshje zgjedhore dhe mbase do të ishte më e ndershme që ta mbajmë siç është KQZ-ja nëse ne kemi ndërmend që ta bëjmë sërish politike. Ky ishte një devijim, dhe shpresoj që të reflektojnë ato nuk mund të shpëjnë parlamentin. Ne jemi akoma në parimet për të gjetur një konsensus për ato që kemi arritur. Ato kërkojnë sërish mandate, dhe i bie të kthehemi te ajo që kemi qenë s’kemi pse ta ndryshojmë KQZ. Mazhoranca ka qenë në rregull dhe me kodin aktual ndaj mund të qëndrojmë siç ishim. Pasi të përfundojmë këtu do të shkojmë dhe në Kuvend. PD-ja tha se jemi dakord me këtë skemë, dhe kërkojnë vetëm formulën e identifikimit dhe ne ja kemi dhënë. PD-ja nëse janë dakord me KQZ-në aktuale duhet ta thonë një gjë të tillë. Këtë marrëveshje ne duhet ta dërgojmë në fund pasi Shqipëria kërkon zgjedhje të lira dhe të garantuara dhe kjo është një marrëveshje që është konsultuar dhe iniciuar dhe nga ndërkombëtarët”, është shprehur Gjiknuri.

SHKARKO APP