Përfundon procesi i rinumërimit për Kuçovën
Politikë E Premte, 30 Qershor 2023 17:17
Ka përfunduar procesi i rinumërimit për bashkinë Kuçovë. Nga rinumërimi, kandidatit socialist iu hoqën 9 vota, kurse Lefter Maliqit iu hoqën katër. Kandidatit të PD-së zyrtare iu hoqën dy vota. Avokati i koalicionit “Bashke Fitojmë” i kërkon Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive tjera të KZAZ Kuçovë. Përfaqësuesja e KQZ-së kërkon rrëzimin e kërkesës.