Përfundon seanca për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, trupi gjykues tërhiqet për vendim
Politikë E Mërkurë, 23 Tetor 2024 17:43
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj ish-presidentin Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Mësohet se trupi gjykues është tërhequr për vendim. Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13:30.
Burime bëjnë me dije se brenda 30 minutave togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.