Përfundon takimi i Ambasadores Yuri Kim me Presidentin Meta

Më shumë se 1 orë e 50 minuta ka zgjatur takimi në Presidencë, mes Ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Takimi vjen një ditë pasi ambasadorja Kim dhe 4 ambasadorë të tjerë u takuan me kryeministrin Edi Rama, ku në qendër të bisedës së tyre ishte nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave.

Zyrtarja e SHBA-së dhe kreu i shtetit biseduan pak orë para mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga mazhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në marrëveshjen e firmosur mbrëmjen e së martës mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, u ra dakord që marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore të votohet në seancën plenare më 23 korrik, ndërsa një javë më pas edhe ndryshimet kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?