Përfundon takimi Mustafa-Vuçiq (Foto)

 

Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vucic, me ndërmjetësimin e BE’së.Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Maja Kocijancic, tha nëpërmjet Twitter se detajet e takimit do të publikohen së shpejti.

Mustafa: Po punojmë në dobi të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Isa Msutafa sonte është takuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Mustafa përmes një statusit në Facebook ka thënë se sonte ka filluar dialogu me Serbin.

Po ashtu, Mustafa ka thënë se po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotesinë e tyre ne pjesën veriore të vendit

"E nisëm dialogun sonte, me pritje për të përcaktuar agjendën e temave që do ti trajtojmë në të ardhmen. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në plotesinë e tyre ne pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Te gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Vuçiq: Na pret natë e gjatë me bisedime

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se sonte do të jetë një natë e gjatë në Bruksel, ku delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të mundohen të arrijnë marrëveshje në këtë raund të ri dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Takimi mes kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me delegacionet e tyre, me ndërmjetësimin e Përfaqësues së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka filluar pas orës 19:00.

Vuçiq ka deklaruar se do të bisedohet për telekomunikacionin, energjetikën, sigurimet, Mbrojtjen Civile, buxhetin e komunave veriore, si dhe për urën mbi Ibër.

“Takimi do të zgjasë sonte kush e di sa, në mënyrë që të arrijmë marrëveshje që nuk do të jetë në dëm të interesave tona nacionale, e që Bashkimi Europian i vlerëson të pashmangshme”, tha Vuçiq.

“Detyra jonë kryesore është që serbët të mbesin në Kosovë dhe të ndihmojmë që ta ruajmë sigurinë e tyre”

“Shpresojmë të kemi mirëkuptim për kërkesat tona, për të cilat insistojmë”, ka thënë Vuçiq.

Fillon dialogu për normalizim marrëdhëniesh

Sapo ka filluar dialogu në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Ky është takimi i dytë i kryeministrit Mustafa me Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh që mbahet në Bruksel, me lehtësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Para nisjes së raundit të ri të dialogut, Mogherini ka pasur takime bilaterale nga pesë minuta me kryeministrin kosovar,Mustafa dhe me kryeministrin serb, Vuçiq.

Pas këtyre takimeve, ka nisur dialogu, ku përpos kryeministrit Mustafa në takim po merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi po rastis në kohën kur shënohet dy vjetori i marrëvëshjes për normalizim marrëdhëniesh që atëbotë ishte nënshkruar nga kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Takimi i fundit i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në kuadër të këtij dialogu kishte përfunduar me arritjen e marrëveshjes për drejtësi.

SHKARKO APP