Përfundon takimi Rama-Meta tek “Vila 30”, Ruçi: Folëm për reformat
Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi, si çdo herë tjetër u mbajt në ‘Vilën 30’, ndërsa vjen pas debateve të mëdha që përfshinë ditën e djeshme seancën plenare të Kuvendit.
Kreu i Ekzekutivit shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi si dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Pas përfundimit të takimit mes njësisë koordinuese të koalicionit, ka folur para mediave kreu i grupit parlamentar, Ruçi, i cili theksoi se kjo ishte një tryezë e përbashkët ku eshte diskutuar për reformat, siç ajo e drejtësisë dhe ajo zgjedhore. Ruçi theksoi se takimi është bërë fill pas vizitës së kreut të Kuvendit në SHBA dhe para pak kohësh të Ramës.
“Takimi ka qenë në kuadrin e tryezës se përbashkët për diskutimin e reformës së drejtësisë dhe asaj zgjedhore. Takimi vjen pas vizitës së suksesshme të kreut të Kuvendit ne SHBA dhe po ashtu dhe kryeministrit Rama pak kohë më parë. U fol për prioritetet e mazhorancës dhe reformat. Mazhoranca mbeshtet veprimtarinë e dy komisioneve dhe i përshëndet veprimet e deritanishme. Mazhoranca i bën thirrje edhe opozitës që të fitojmë kohë për reformën në drejtësi, që miratimi i kësaj reforme të jetë më e shpejt”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

