Përfundon takimi i Bashës me trojkën e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe
Trojka e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim në selinë e PD.
Takimi ka zgjatur një orë, 15:00-16:00, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.
Po kështu burimet pohuan se në takim kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.
Takimi u bë pas zhvillimeve politike ku mazhoranca po synon të zhbëjë gjithçka nga marrëveshja si dhe të ndryshojë krejt rregullat e lojës kur tashmë kemi hyrë praktikisht në fushatë elektorale.