Përgjaket dita e parë e Vitit, 34-vjeçari vret kunatin me thikë

Dita e parë e vitit ka nisur tragjikisht. Orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, janë përgjakur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Një 34-vjeçar, i cili ka qenë i dehur ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital.

“Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K. Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, hapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më 31 dhejtor, Tirana u trondit nga një krim i rëndë. 59-vjeçari Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhanina Metani, pasi njëra prej tyre (Zhanina) kishte patur lidhje dashurie me të por nuk kishte pranuar më që ta vazhdonte raportin intim. Ademi u prangos ndërsa në polici pohoi se ngjarjen e kishte kryer nga xhelozia.

SHKARKO APP