Përgjimet e Antimafias dhe padia ndaj Dumës, PD: Edi Rama dhe buratini i tij, Veliaj, janë të frikësuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se do të padisë në gjykatë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën për shpifje, lidhur me qëndrimet e saj ndaj çështjes së përgjimeve të Antimafias italiane.
Kjo deklaratë e Veliajt ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të selisë blu, e cila thekson se tashmë është e qartë që Edi Rama dhe buratini i tij kryesor, Erion Veliaj, janë të frikësuar.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar
Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.
Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.
Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve.
As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.