Përgjimet e Antimafias italiane, Bardhi: Provuan bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Badhi, deklaron përmes rrjeteve sociale, se përgjimet e Antimafias italiane provuan bashkëpunimin e Ramës dhe Veliajt me mafian

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!”, shprehet Gazment Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?