Përgjimet e Berishës, blindohen mbledhjet e PS dhe LSI

 

Pas publikimit të videos nga ish kryeministri Sali Berisha, Rama zhvilloi në qytetin e Durrësit një takim me strukturat e PS­së dhe LSI­së nën masa të rrepta sigurie.

Mbledhja nisi rreth orës 18:00 në Pallatin e Kulturës dhe zgjati për rreth një orë, ndërsa në të merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deputetë të Partisë Socialiste të këtij Qarku dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Gazetaret e News24 bëjnë me dije se Garda kreu kontrolle të shumta mes të pranishmëve edhe për aparate përgjimi. Gjatë takimit u ndërprenë edhe hyrje­daljet në Pallatin e Kulturës, ndërkohë që në këtë institucion ndodhen edhe disa zyra të mediave dhe administratës lokale.

Gazetaret theksojne se në takim nuk u lejuan mediat dhe as mjete fotografuese. Grupi i News24 u shoqërua nga Garda deri në studion e tij e cila ndodhet pranë Pallatit të Kulturës.

Masat nga PS vijnë një ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha publikoi një audio­regjistrim të një takimi që Rama kishte zhvilluar me strukturat e forcës politike që ai drejton, bashkë me ato të LSI­së, në qytetin e Shkodrës. Në videon e publikuar nga Berisha dëgjohej kryeministri Rama duke u dhënë urdhra drejtorëve të këtij qarku që të angazhohen personalisht në mbledhjen e votave për kandidaten e PS­¬së, Keti Bazhdari.

 

SHKARKO APP