Përgjimet e “Bild”, Lefter Maliqi: Të shpërndahet parlamenti

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi ka përsëritur dhe njëherë thirrjen e tij se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe parlamenti duhet të shpërndahet.

Maliqi në një reagim në Facebook pas publikimit të materialeve nga “Bild” shton se përgjimi i shitblerjeve të votave dhe ndërhyrja e grupeve kriminale tek deputetët dhe tek zyrtarë të tjerë, tregon që shteti ka rënë.

“Parlamenti duhet të shperndahet. Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Pergjimi i shitblerjeve të votave, nderhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtoret, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emerohen nga krimi. Cdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral,korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit eshte ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kunder krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, per vot të lire, per të ardhmen e sigurt”, shkruan Maliqi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?