Përgjimet e Elbasanit, Taulant Balla: Dorëzova padi, do t’i shkohet deri në fund

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla këtë të hënë foli për herë të parë në lidhje me historinë e përgjimeve në Elbasan, ku një politikan me emrin “Taulant” rezulton të ketë pasur lidhje me eksponentë të botës së krimit.

Teksa tha se ka bërë një padi ndaj të gjithë atyre që e kanë akuzuar, Balla theksoi se ka besim që nëse drejtësia do t’i shkojë deri në fund, ai do të dalë i pafajshëm.

“Shumë mirë. Fakti që i shkoj vetë drejtësisë dhe i them ta hetojë, standard më të mirë nuk ka. Uroj që çdo politikan të bëjë të njëjtën gjë”, theksoi ai.

Ardian Çapja lëshoi akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës. Sipas tij, edhe vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak se po punonte për zbardhjen e kësaj dosje. Po ashtu edhe PD, ka hedhur akuza, ku më herët i ka kërkuar SPAK-ut që të nis hetimet dhe të hapi dosjet.

SHKARKO APP