Përgjimet e Ndrangheta-s, kryeprokurori Çela: Askush nuk e pengon hetimin

Prokurori i Përgjithëm, Olsjan Çela ka folur për përgjimet e Ndrangheta-s. Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se të gjithë prokurorët janë të pavarur e se askush nuk i pengon ata që të nisin hetimet. ”Askush nuk e pengon prokurorinë të nisë hetimet, janë të pavarur”,-u shpreh Çela.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri, zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë.

Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove.

SHKARKO APP