Përgjimet nga policia/Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Rrezikojnë të drejtën për privatësi

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, juristët dhe opozita kanë dalë kundër projektligjit që i jep të drejtë Policisë së Shtetit për të përgjuar. Tani edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit del kundër, ku thotë se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të drejtën për privatësi.

”Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm. Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, më datë 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm. Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi. KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura”.

Nga ana tjetër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u tërheq vëmendjen Prokurorit të Përgjithshëm dhe SPAK-ut, për faktin se nuk reaguan kur u miratua anti normativ akti-KÇK, i cili në nenin 8 sanksiononte edhe ngritjen e Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që në përbërje ka edhe Arben Krajën dhe Olsian Çelën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?