Përgjimet, SHISH, Prokuroria dhe Policia do raportojnë në Komisionin e Sigurisë

Krerët e institucioneve të sigurisë do të raportojnë të martën e Komisionin e Sigurisë Kombëtare për përgjimet. PD akuzon Ministrinë e Brendshme se me anë të një pajisje të paregjistruar dhe palicesnuar dhe jashtë juridiksionit të saj ka kryer përgjime të zyrtarëve të lartë në shkelje me ligjin. Për këtë qëllim, Komisioni i Sigurisë Kombëtare kërkoi që drejtuesit e institucioneve kryesore të informojnë deputetet lidhur me këtë ngjarje.

Debati për këtë çështje ka dominuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë. Partia Demokratike përmes deputetit të saj Flamur Noka e cilësoi çështjen si një skandal të madh.

“Duke qenë se ditët e fundit është bërë publike instalimi i një pajisje përgjimi në policinë e shtetit, theksoj se kjo përbën një shkelje të rëndë. Një grup deputetësh kanë ndërmarr një kërkesë për të thirrur në Komisionin e Sigurisë Ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH DHE Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit. Ekzistenca e kësaj padisje është jo vetëm shkelje e rëndë e ligjit, por cënim i privatësisë së zyrtarëve të lartë. Kjo çështje përbën një skandal të madh”,- tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim deputeti demokrat bëri me dije dhe orarin e paraqitjes së krerëve të agjencive të sigurisë në Komision gjatë ditës së martë për të dhënë shpjegime mbi çështjen në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do kërkojmë që nesër në 10:00 Ministri Tahiri të jetë në Komision për të dhënë shpjegime. Në 11:00 do thirret Llalla për të dhënë detaje mbi hetimin çfarë ka rezultuar. Në orën 12:00 do thirret kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako. Në orën 13:00 do thirret kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika për raportim”,- tha ai.

Ndërsa për çështjen e arratisjes së Klemend Balilit, Noka u shpreh: “Për çështjen e Balilit e Frrokut do thërrasim në dëgjesë Tahirin”.

Lidhur me përgjimet, deputeti i LSI-së, Luan Rama u shpreh se para se të kalohet në thirrjen e drejtuesve të institucioneve të kërkohet informacion zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ Kombëtar. Rama tha se duhen bërë verifikime, por sipas tij, nëse pajisja ka hyrë në Shqipëri kemi të bëjmë me një skandal shtetëror.

Ndërsa deputetët e Parisë Socialiste, Paulin Sterkaj dhe Piro Lutaj thanë se nuk mund të përdoret për çështje politike një debat që bazohet vetëm në hamendje.

“Nuk mund të bëjmë analiza sikur e kemi pajisjen këtu në tavolinë”,- tha Sterkaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?