Përgjimi i WhatsApp dhe Viber? Vasili: E ringjallën totalisht Partinë e Punës
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kthen përgjimet si në kohën e komunizmit.
Vasili ka postuar në facebook një lajm të portalit Syri.net, ku thuhet që Rama kërkon të përgjojë edhe komunikimet që bëjnë njerëzit në ËhatsApp dhe Viber.
“Këta të rilindjes e ringjallën totalisht Partinë e Punës. Nuk jetojnë dot pa përgjuar. Çfarë pisllëku…”, shkruan Vasili.
Sipas portalit, aparatura moderne ndodhet tek godina e ‘Polit të Drejtësisë’ dhe transkipton tekstet që vijnë përmes ËhatsApp dhe Viber, por edhe telefonatat që realizohen përmes këtyre dy platformave.
KOHA JONË SONDAZH

