Përgjimi për legalizimet, Basha: Kriminale! Rama i tmerruar, futi në karantinë emigrantët
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me audio-regjistrimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i Kadastrës Artan Lame u bën thirrje vartësve të tij që të bënin kujdes me legalizimet dhe disa dosje t’i zvarrisnin në mënyrë që qytetarët të mos ktheheshin kundër qeverisë. Lideri demokrat e cilësoi kriminale.
“Kur e dëgjon drejtorin e kadastrës, që thotë dola nga kryeministri dhe folëm që janë 60 mijë apo 100 mijë familje, të cilave nuk do t’ju bëhet legalizimi, por ne do t’ju themi që do t’ju bëhet sepse përndryshe i hedhim në prehrin e kundërshtarit.
Mendoje pak se sa kriminale është kjo. Nuk bëhet fjalë për një shifër 100 mijë familje. Merre një familje nga këto 100 mijë, është puna e jetës së tyre. Ka ndërtuar një shtëpi dhe ky ju thotë: “jo vetëm që nuk do t’ua legalizoj, por do t’ia prish pa kompensim dhe do t’i mashtroj që t’ju marrë votën” tha ai te SyriTv.
Lulzim Basha u shpreh se Edi Ramën e ka kapur frika për humbjen që e pret të dielën duke futur në karantinë emigrantët. “Tre ditë para zgjedhjeve shpall karantinën me Greqinë është i tmerruar. Pasi të gjithë janë të etur për ndryshim” tha Basha.