“Përgjimi”/Rama: Lulzim, je i pacipë apo të është djegur siguresa e mendjes?
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me qëndrimet e PD, dëshmitarit “X” dhe gazetarit Jetmir Olldashi për audio-përgjimin e pretenduar me vëllanë e ministrit Xhafaj.
Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se nuk e kupton nëse Luzlim Basha është i pacipë apo i është djegur siguresa e mendjes që bëri bllofin me videon.
““Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri.
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”,- shkruan Edi Rama
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155826057336523/
KOHA JONË SONDAZH

