Përjashtimi i 19 deputetëve, Salianji: Lu*të e Ramës ndaj nesh! PE të dërgojë mision monitorimi për Kuvendin

Pasi në Komisionin e Etikës u votua përjashtimi i 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi, deputeti Ervin Salianji i cili u ”dënuar” i vetëm me 20 ditë largim nga Kuvendi, doli në një deklaratë për shtyp.

Ai ka e ka konsideruar si “shpallje lufte” nga Rama ndaj opozitës vendimin e marrë së fundmi nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi që pamundësuan diskutimet normale në seancën plenare të datës 25 janar.

DEKLARATA E DEPUTETIT ERVIN SALIANJI

Edi Rama sapo ndermori nje akt të paprecedent në keto 3 dekada, duke thyer edhe rekordet e veta në luften ndaj opozites, perjashtimin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike.

Pasi e miratuan si deshën, dhe pa consensus, Rregulloren e Kuvendit, patronazhistët e Ramës në Parlamentin e Shqipërisë, morën sot një vendim turpi.

Rreth 50 përqind e grupit parlamentar demokrat do të përjashtohen nga Kuvendi, praktikisht duke iu hequr përkohësisht mandatin parlamentar të dhënë me votë nga sovrani.

Ta trajtosh parlamentin dhe deputetët me një urrejtje armiqësore të verbër, në kundërshtim me parimet me themelore te parlamentarizmit pluralist, është akt diktatorial i pastër.

Njoftimi bëhet vetëm një orë para mbledhjes së sekretariatit, sikur Kuvendi i Shqipërisë të ishte një institucion ilegal.

Partia Demokratike e dënon me forcën më të madhe këtë ashpërsim te aksionit anti-opozitar dhe e konsideron shpallje lufte. Të cilës ne nuk do t’i shmangemi dhe kundër së cilës do të përgatisim përgjigjen.

Iu bëjmë me dije partnerëve ndërkombëtarë se konsideratat, alarmi dhe thirrjet e tyre, tashmë të përsëritura, për vendosjen e balancave parlamentare, për dialog dhe konsensus po shpërfillen në mënyrë putiniane nga Edi Rama.

“Shkarkimi” i 19 deputetëve të opozitës nuk mund të bëhet nga qeveria, por mund të ndodhë vetëm me votë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, sic është tradita e republikave parlamentare.

I bëjmë thirrje Edi Ramës, atij dhe vetëm atij, duke e ditur se delet e tij në Kuvend kane vetëm fuqi kujdestarie, dhe jo vendimmarrje, të ndalë provokimin e opozitës, të ulë armët e mosnjohjes së opozitës reale. Përndryshe do t’i përgjigjemi me të gjitha armët e mosbindjes civile.

I bëjmë thirrje Parlamentit Europian të dërgojë një mision monitorues në Shqipëri për të ndaluar degjenerimin e Kuvendit dhe kthimin e tij në shina eurpiane, larg prej stilit putinian të Dumës ruse.

SHKARKO APP