Përjashtimi i Berishës/ Basha: Ishte ditë dramatike për mua, e bëra që të shmangia koston e demokratëve
PD është në një moment kritik dhe demokratët janë përballë një zgjedhje, krah Sali Berishës apo krah Lulzim Bashës. Ky i fundit është e ftuar në emisionin ”Open”, ku do të tregojë të gjitha kartat dhe luftën me babain politik. Ai e ka përshkruar si një ditë dramatike vendimin e marrë për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
“Ndryshe nga Berisha unë nuk kam shkelur dhe as nuk kam ndërmend të shkel mbi arritjet e përbashkëta të cilat kanë qenë për shqiptarët, duke i parë edhe në prizmin që ai na ka vendosur edhe në dritëhijet, dëmet dhe problemet që kemi shkaktuar gjatë qeverisjes sonë, por mos të shohim të djeshmen me sytë e interesit të sotëm”.
Basha tha se e mori këtë vendim të vështirë për të shmangur koston e demokratëve, nisur nga thirrja e SHBA-së. Kreu i demokratëve ka zyrtarizuar datën 18 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, e cila është kundërshtuar me forcë nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij.