Përjashtimi i Berishës, Basha: S’ka kthim pas! Partneriteti me SHBA-të i pacenueshëm

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha nisi takimet me demokratët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga selia blu, tha para gazetarëve se partneriteti i PD-së me SHBA-në do të mbetet i pacenueshëm, duke shtuar se vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i Sali Berishës nuk ka kthim pas.

”Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës sa i përket demokracisë. Por, aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-në duhet dhe do të mbetet e pacenueshme, në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes së shqiptarëve”.

Sali Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu lideri historik i demokratëve, e ka cilësuar Bashën si një “broken lider” që nuk e sjell dot PD-në në pushtet.

SHKARKO APP