Përjashtimi i Berishës, flet Grida Duma: Akt i madh dhe historik i Bashës

Vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e liderit historik të PD-së, Sali Berisha nga grupi parlamentar, nënkryetarja e PD-së Grida Duma e cilëson si një akt të madh që e mori personalisht kryetari Basha. Për ”Abc News”, ajo nënvizon se Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë.

Nënkryetarja e PD-së, thekson se sot në PD ka emocione të ndryshme rreth kësaj çështje, por jo përçarje. Sesa i drejtë dhe i peshuar ishte ky vendim i Bashës, ajo përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD, thotë se do t’i mbetet kohës ta tregojë.

Por mund të them, shtoi ajo, se është akt i madh, historik i Bashës.

SHKARKO APP