Përjashtimi i Berishës, ish-presidenti Topi: Basha ka një benefit të fortë, që është nota kaluese nga SHBA

Për ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, kreu i PD-së Lulzim Basha, është në të drejtën e tij për të marrë vendime si ai i përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Por çfarë fshihet pas vendimit dhe çfarë përfiton Basha?

Për të Basha me këtë vendim ka një benefit të fortë që është nota kaluese nga SHBA-ja. Po ashtu Topi thekson se kreu i PD-së ka qenë në provë nga SHBA-ja, e cila kërkon të provojë kredibilitetin e opozitës.

”Sipas meje Basha ka një benefit të fortë sot. Ka marrë nota kaluese sepse akoma ka shumë beteja. Një vend partner si SHBA duan të shohin kredibilitetin e liderit të opozitës. Kjo është loja e demokracisë. Basha ka qenë në provë. Prova më e madhe që shikohet besoj është mënyra e interpretimit të demokracisë që fillon me demokracinë e brendshme ku Basha ka defekt të madh. Gjatë rrugës ka çeduar. Ishin në parlament, ikën. Nuk u futën në zgjedhje. PD ka arritur një fitore minimaliste. Rrugëtimi është i fortë, i vështirë dhe betejën e madhe e ka me mazhorancën që i ka të gjitha pushtetet”,-tha për ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-presidenti Bamir Topi, nga kjo situatë edhe kryeministri Edi Rama përfiton një qeverisje komode dhe të qetë, por që nuk zgjat shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?