Përjashtimi i Berishës, Manjani: Lulzim Basha i ”marrë peng”

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, është tema kryesore e debatit politik. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se askush të mos mendojë se Amerika ka lënë çdo punë e ka marrë peng Lulzim Bashës, se për të është budallëk.

Postimi i plotë

Të gjithë ata që justifikojnë Lulin duke thënë se “S’kishte rrugë tjetër, veç përjashtimit të Berishës”, u them se pikërisht kjo është arsyeja dhe prova fatale që tregon se ai duhet të ikë. Udhëheqësi që s’i lë vetes alternativa për të marrë vendime quhet I MARRË PENG!

Swiss Digital Desktop Reklama

Artikuluesit mund ta marrin në mbrojtje Lulin, por ata vetë po na thonë se është i marrë peng. Dhe askush të mos mendojë se Amerika ka lënë çdo punë e ka marrë peng Lulin se është budallëk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lojrat me pengje luhen këtu midis nesh. Sa për dijeni, askush nuk të merr peng nëse nuk i ke borxh kujt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?