Përjashtimi i Berishës, Salianji: Mundësi që PD të vijë në pushtet. SHBA po tregon një qasje tjetër

Deputeti dhe nën/kryetari i grupit parlamentar i PD, Ervin Salianji e quan vendimmarrje të fortë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar i PD, vendimin ky personal i Lulzim Bashës. Për ky vendimi i jep një mundësi PD-së që të vijë në pushtet.

”Lulzim Basha duhet të merrte vendimmarrjen në bazë të informacioneve dhe interesave të qytetarëve dhe pa diskutim interesave të Shqipërisë. Vendimmarrja nuk mund të kishte kohë tjetër, pasi janë bërë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje tjetër. Berisha nuk është përjashtuar nga PD, por është thjesht një pezullim nga Grupi Parlamentar. Duhet të lëmë mënjanë emocionet dhe i gjithë mundi, rraskapitja dhe gabimet që ka bërë PD-ja në të shkuarën të ndikojnë në një mendim irracionalist.

Fakti që ambasadorja Kim vjen në PD dhe jep mesazhe inkurajuese për një opozitë fituese, tregon një qasje tjetër të SHBA ndaj Partisë Demokratike. SHBA, është qëndrimi zyrtar i tyre. Çdo përfitues i vogël që tenton të përfitojë nga kjo situatë e të bëjë lëmsh dynjanë e ka gabim. Mirë do të ishte të mos kishte ndodhur kjo.

Ne jemi para faktit të ndodhur dhe duhen marrë vendime me interes absolut Partinë Demokratike. Unë nuk jam tek ata njerëz që për çdo vendimmarrje të Lulzim Bashës ka qenë dakord, kam qenë kundër djegies së mandateve, por nuk e kam thënë. Berisha është në të drejtën e vet për të diskutuar dhe folur”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP