Përjashtimi i Berishës, Spaho: Hakmarrje

Përjashtimi i ish-Kryetarit të PD-së Berishës nga parlamenti për 10 ditë është konsideruar nga PD-ja si “një tentativë e mjerueshme e mazhornacës për t’u hakmarrë ndaj Berishës”, denoncimi i të cilit çoi në arrestimin e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij kriminale

Deputeti Edmond Spaho, sapo ka dalë nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, tha për mediat se “mazhoranca,  duke shfrytëzuar mekanizmin e votave në Byro, i qendroi përjashtimit të Berishës. Unë kërkova në mbledhje se ky ishte një manipulim i turpshëm i një citimi të z.Berisha, që kërkoi që qytetarët shqiptarë të armatosen sin ë SHBA pasi jemi të pambrojtur nga kjo qeveri;  për shkak se kjo mazhorancë është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar. Nuk ka dallim midis qeverisë dhe bandave dhe as mes Shullazit dhe Ministrit të Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?