Përjashtimi i Nokës, Berisha: Besëthyeri Basha është mbyllur në zyrën e tij nga frika…

”Foltorja” e Sali Berisha sot u ul në Kukës. Në diskutimet me demokratët, ai foli për vendimin e kreut Basha për përjashtimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe paralajmërimin për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Ish-kryeministri tha se Basha është mbyllur në zyrën e tij nga frika dhe merr vendime prej aty. Berisha tha se Basha duhet larguar sa më parë, ku edhe e quajti besëthyer.

“Ka ndodh një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin, i ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kapur një frikë e tmerrshme. Nuk ju takon. Merr vendime nga zyra. Së fundmi tha dhe përjashtova dhe Flamur Nokën nga detyra. Po dy gjëra do iu them.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë absolute asnjë prej jush nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. Vetë është peng i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. Imagjinojeni. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë? Ai duhet të largohet sa më parë”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?