“Përjashtimi nga konferenca e Syri TV”, Petrit Vasili: Fundi i primitivit tashmë është fakt
Politikë E Diel, 4 Tetor 2020 12:16
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me përjashtimin e Syri.Tv nga konferenca e kryeministrit Edi Rama me gazetarët ditën e sotme. Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Rama është tmerruar nga pyetjet e një gazetareje, dhe prandaj e ka përjashtuar atë nga Konferenca e Shtypit.
Postimi i plotë
Primitivi Edi Rama i tmerruar nga pyetjet e një gazetareje, vajzë e re, Ambrozia Meta gazetare e SYRI.TV e përjashton atë nga Konferenca e Shtypit.
Gënjeshtrat e primitivit dalin në shesh nga pyetjet e vërteta të Ambrozia Metës.
Fundi i primitivit tashmë është fakt.
Fundin e primitivit nuk e shpëton asgjë.
https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2465116457121505