Përkeqësohet shëndeti i Janullatos, Protothema: Kryepeshkopi ndodhet në gjendje kritike për jetën
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në gjendje kritike për jetën, sipas medias greke Protothema.
Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.
Para shtrimit në spital në Evangelismos, 95-vjeçari, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë.
Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.