Përmbyten varrezat në Lezhë. PD: Turp! Ndërhyni urgjent, më e pakta që mund të bëni (Video)

Ish-deputetja e PD-së në Lezhë, Lindita Metaliaj denoncon situatën e krijuar në varrezat e Markatomaj në Lezhë, të cilat u përmbyrtën dje.

Sipas saj, kjo gjendje është pajustifikueshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e ujërave me rrjedhje malore.

Ja çfarë shkruan ish-deputetja Lindita Metaliaj në Facebook: 
Varrezat ne Markatomaj te Lezhes dje pasdite ishin nen pushtetin e ujit !
Banoret e zones te irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kerkojne nderhyrje te menjehershme ne sistemimin e ujerave me rrjedhje malore.
Pushteti vendor ne menyre urgjente te marre te gjitha masat per sistemimin dhe permiresimin e situates!
Eshte me e pakta qe mund te behet!
Respekti ndaj te vdekurve dhe banesave te tyre te fundit eshte detyrim per pushtetin vendor!
(Pamjet jane filmuar dje pasdite rreth ores 15:00)
Turp !
Mjaft me ,lezhjanet jane lodhur me propaganden boshe te punembaruarve te bashkise Lezhe!
Koha per ndryshim!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?