Përmbytje, ndërprerje e energjisë elektrike, shkolla të mbyllura, izolim i fshatrave malore. Ushtria në gadishmeri

Përmbytje, ndërprerje e energjisë elektrike, shkolla të mbyllura, izolim i fshatrave malore, masa per evakuim – këto janë pasojat e deritanishme të reshjeve të dendura të shiut e dëborës në territorin e Shqipërisë.

Sipas burimeve zyrtare në veriun e Shqipërisë, kryesisht në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës ndodhen të përmbytura 1.140 hektarë tokë, si edhe ka dëmtime të infrastrukturës rrugore dhe ndërprerje të enegjisë elektrike. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka paralajmëruar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës të shtunën, (21.01) kur sipas parashikimeve të Shërbimit Sinoptik pritet që sasia e reshjeve të arrijë intensitetin  më të lartë. Më të rrezikuara janë zonat në Ultësirën e Shkodrës dhe të Lezhës ku përmbytjet janë bërë kronike. Në shumë shkolla, që ndodhen në këto zona është ndërprerë mësimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania OSHE, (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë) ndërprerja e energjisë elektrike në këto zona ka prekur 6600 abonentë, mbi 5000 vetëve është arritur t’u rikthehet energjia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria dhe emergjenca civile në gatishmëri

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkeqësimi i paralajmëruar gjatë ditës së shtunë ka vënë në gatishmëri të lartë ushtrinë dhe strukturat e emergjencës në Shqipëri. Sipas autoriteve në gatishmëri janë 1200 forca të ushtrisë, 450 automjete dhe 3 helikopterë.

Autoritetet kanë bërë thirrje për marrjen e masave në zonat ku gjasat për fatkeqësi natyrore janë më të mëdha. Në disa zona malore në veri reshjet dhe orteqet e dëborës kanë bllokuar rrugët rurale. Shumë familje kanë mbetur të izoluara dhe po marrin ndihma ushqimore nga stukturat e emergjences civile. “Reshjet maksimale të shirave pritet  të ndodhin të shtunën, më 21 janar. Bashkitë duhet të marrin masa për lajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku parashikohet rrezik për fatkeqësi natyrore, për evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të banorëve në rast nevoje. Duhet të përgatiten për të pasur kapacitete të lira, të gatshme për çdo rast evakuimi,” ka paralajmëruat Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Shërbimi Sinoptik ka paralajmëruar gjithashtu që të shtunën, (21.01) masat e ftohta ajrore nga Europa Veri-Lindore do të mbrrijnë në Shqipëri dhe reshjet e dëborës do të zbresin edhe në zonat e ulta kodrinore dhe fushore. Temperaturat pritet të arrijnë në -4 gradë Celcius.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?