Përmbytjet, Basha: Solidariteti, virtyti fisnik i shqiptarit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka drejtuar një apel të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen dhe ndihmojnë familjet e dëmtuara nga përmbytjet në jug të vendit. Basha thekson se solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit.

“Falenderime dhe mirënjohje për ndihmën e cmuar që sipërmarresit shqiptarë po japin për të përmbyturit në këto ditë të vështira. Dje sipërmarrës lushnjarë në bashkëpunim me degën e PD Lushnje bënë të mundur ngarkesën e parë të ushqimit për bagëti. Ndihma në ushqime, ujë të pijshëm, çizme dhe ilaçe u shpërndanë në disa familje të permbytura. Nesër Lidhja Demokratike e Gruas në bashkëpunim me Forumin Rinor të PD dhe sipërmarrës nga Tirana do dërgojnë mbi 100 krevate portative në Fier dhe Vlorë. Ftojmë këdo që ka mundësi të solidarizohet me banorët, të japë kontributin e vet për normalizimin e jetës. Solidariteti në ditë të vështira është virtyti fisnik i shqiptarit”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?