Përmbytjet në Shkodër, ministrat: Situata është në përmirësim. Fond 10 mln dollarë për bashkitë

Situata nga përmbytjet në zonën e Shkodrës, sipas qeverisë është drejt përmirësimit. Gjatë një vizitë në zonat më të prekura nga uji, drejtuesja politike e PS-së në këtë qark, Elisa Spiropali i ka kërkuar kryebashkiakut demokrat Bardh Spahia që të lërë mënjanë ndasitë politike dhe të punojnë së bashku.

“Pushteti vendor duhet që fondin e emergjencës ta përdorë në këtë situatë të keqe. Edhe pse kreu i bashkisë nuk erdhi në mbledhjen e shtabit të emergjencave, e ftojmë të jetë aty ku duhet ku diskutohet për punët, për të tejkaluar vështirësitë, pasi ka një kohë kur bëhet politikë”, u shpreh Spiropali.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës shprehu ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Malësinë e Madhe ku humbën jetë babë e bir. ”Ne kemi të parën në prioritete jetën e njerëzve. Jam ndjerë shumë keq dje, të gjithë bashkë, për aksidentin ku humbën jetën dy banorë. Më vjen mirë që trupat e tyre janë gjetur. Nga ana jonë ne kemi dislokuar trupa dhe mjete të mjaftueshme gjatë natës. Gjithashtu kemi dërguar edhe 120 trupa shtesë për të mundësuar kalueshmërinë. Nuk jemi në skenarin më të keq të mundshëm”.

Nga ana tjetër, Peleshi i kërkoi të gjitha bashkive të përdorin fondin  nga buxheti i shtetit për përballimin e emergjencave. 10 mln dollarë janë ndarë vitin e kaluar dhe 10 mln dollarë po ndahen tani, dhe tani është momenti i duhur për tu përdorur.

SHKARKO APP